Telefonata e presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin rus, Vladimir Putin është duke u zhvilluar, sipas zëvendësshefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino.
“Po ndodh tani – presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me presidentin, Vladimir Putin të Rusisë që nga ora 10:00 e mëngjesit. Thirrja po shkon mirë dhe është ende në progres”, ka shkruar ai në mediat sociale.
Trumpi dhe Putini do të diskutojnë kryesisht për fundin e luftës në Ukrainë.