Ish-banorja e BBVA 4, Livia Brunga, e cila u eliminua primen e kaluar, ka folur rreth banorëve të shtëpisë, opinionistëve dhe historisë së saj me Mevlanin.
Teksa është pyetur nëse ka fjetur në shtëpinë e Mevlanit, ish-banorja e ka mohuar një gjë të tillë, duke deklaruar se ka fjetur në shtëpinë e saj.
Neada: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?
Livia: Jo jo, unë kam fjetur në shtëpinë time
Neada: Je rikthyer me Mevlanin?
Livia: Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani…