spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

”Ju lutem, nuk kam ajër”, e mbijetuara e zjarreve ankohet se policia nuk i dolën në ndihmë

Ana Karova, një e mbijetuar e tragjedisë në Koçani, ka folur për dhimbjen dhe sfidat për të shpëtuar në rrëmujën e diskotekës që digjej.

Ajo është ankuar për sjelljen e policisë ndaj saj.

Sipas saj nuk i kanë dalur në në ndihmë.

“Ku jetojmë ne, o popull?

Ku janë njerëzit që duhet të KUJDESEN për ne? Njerëzit që janë betuar se do të ndihmojnë, do të shpëtojnë, do të sakrifikohen?! Ku ishin ata kur ne luftonim për jetën? Qëndronin në heshtje dhe na shikonin…

Thërras:

– Ndihmë, më shpëtoni! Ju lutem! Nuk kam ajër!

Ndërsa personi që mban titullin POLIC më kap për dore dhe më thotë:

– Nuk mundemi!

Largohet dhe nuk më shikon. Vetëm dëshpërim kishte në sytë e mi, DËSHPËRIM!

TURP JU QOFTË, NJERËZ! Të gjithë jemi fëmijë! Të gjithë luftonim për jetën! Vetëm Zoti na mbrojti në atë moment fatal. Ku do ta çoni shpirtin tuaj, o njerëz?!! KU?!! TË GJALLË DIGJESHIM!!!!!

Nuk e dinim pse, si, pse pikërisht ne duhet të vuajmë për mëkatet TUAJA? Ne nuk e meritonim këtë… mendonim se do të kujdeseshit për ne! Që të vegjël e shikonim policinë si shembull… në ujë u fundos ai ëndërr fëminore, se polici është hero…

JO! NE JEMI HERONJTË, DHE JU QOFSHI ME TURP QË KRENARISHT E QUANI VETEN SHPËTIMTARË! Nga kjo përjashtoj policët që ndihmuan, të cilët mund të numërohen me gishta” ka shkruar Ana Karova.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit