Banori i “BBVA” Jozi, njihet për zërin e tij të talentuar.
Fama e tij mori hov më të marrë pjesë në formatin “BBVA”.
Pasi u eliminua nga formati, atij i erdhën kërkesa për koncerte.
Së fundmi, menaxheri i klubeve të natës, Xhani Demika, ka qenë i ftuar tek emisioni “Live From Tirana” ku ka zbuluar edhe shifrën që i është kërkuar nga ai.
“Jozi u tregua shumë mosmirënjohës me mua, që nuk më tregoi se do të konkurronte përsëri për të hyrë në Big Brother. Ai u fut ditën e martë në Big Brother kurse unë ditën e premte e kisha në program Jozin, në koncert. Realisht më kërkoi mbi pesë mijë euro, por i thashë që do bënim një marrëveshje shumë të mirë, që të bënte një çmim më të arsyeshëm për miqësi, për mua. Unë do të promovoja marketingun, për herë të parë do të bëja një zhurmë shumë të madhe dhe pastaj t’ia linim kohës që të shkojmë deri tek vlera mbi pesë mijë euro që ai kërkonte. Por që arrinte dhe shifrën afro 10 mijë euro…”, përfundoi ai.