Banori i Big Brother Vip Albania, Jozi, është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania.
Kjo ka ardhur pas ofendimeve të rënda që ai mbrëmë ia bëri Gjestit, duke e quajtur “kopil shkine”.
“Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një kopil shkine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, i ka thënë mbrëmë Jozi – Gjestit.