Sa më shumë që afrohet finalja e Big Brother Vip Albania 4, aq më shumë rriten tensionet dhe debatet mes banorëve që kanë arritur deri në këtë pikë të lojës, kështu ka ndodhur sot mes Jozit dhe Gjestit.
Në rrjetin social “TikTok”, është duke qarkulluar një video, ku shihet Jozi duke iu drejtuar Gjestit me fjalë ofenduese.
“Ma hëngsh atë që hanë gratë”, dëgjohet duke thënë ai, ndërkohë që Gjesti reagon i irrituar. Jozi vijon më tej duke përsëritur: “Ma hëngsh atë që hanë gratë pas darke”, një koment që ka ngjallur menjëherë reagime të forta.
Kujtojmë se Jozi ishte eliminuar javë më parë për një tjetër fyerje ndaj Gjestit, por produksioni i dha një mundësi të dytë për t’u rikthyer në lojë – vendim që u shoqërua me komente të shumta pro dhe kundër nga ndjekësit e formatit.