spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Joshua suspendohet nga boksi pas humbjes ndaj Dubois me nokaut

Anthony Joshua është suspenduar nga boksi pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.

Boksieri britanik u eliminua në raundin e pestë në Wembley para 96,000 tifozëve nga rivali vendas 27-vjeçar, raporton Daily Mail.

Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.

Sipas protokollit, Joshua-s tani i ndalohet të hyjë në ring për 28 ditë, me Bordin Britanik të Kontrollit të Boksit që zbaton rregullin.

Shoqata e Komisioneve të Boksit dhe Sporteve Luftarake thekson se është procedurë standarde për boksierit që të marrin pezullime mjekësore pas humbjes me nokaut dhe nokaut teknik.

Ndalimi i shkurtër nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit