spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Jonuzi: Kurti ka ardhë në pushtet duke i shfrytëzuar sindikatat

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka ardhë në pushtet duke i shfrytëzuar sindikatat.

Jonuzi u shpreh se Kurti ka arrit që t’ju përshtatet kërkesave të sindikatave, që këto të fundit sipas tij, “kanë rënë në lajthitje”.

“Kryeministri ka ardhë në pushtet duke i shfrytëzuar jashtëzakonisht shumë mirë sindikatat, sepse ka arrit që në çdo mënyrë, në çdo formë t’ju përshtatet kërkesave sindikale, sa që thuajse të gjitha sindikatat kanë rënë në lajthitje duke menduar që kryeministri do të vjen një revolucion të jashtëzakonshëm”, tha ai.

Në emër të sindikatave, ai deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka punuar asgjë përgjatë mandatit 4-vjeçar.

“Me premtimet e tij dhe deklaratat publike që i ka dhënë atëherë, besimi ynë ka qenë që do të bëhet ndonjë ndryshim. Gjatë mandatit 4-vjeçar do të ishte mirë që të paktën të niste diçka. Sa i përket neve sindikatave mendojmë që nuk është punuar asgjë, pavarësisht kësaj më shumë jemi mbyll dhe jemi izoluar sa i përket kërkesave tona”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit