Gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, drejtori i CIA-s William Burns, ka takuar krerët e lartë shtetërorë të vendit.
Ai fillimisht ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe të nesërmen takoi edhe kryeministrin Albin Kurti.
Kryeministri Kurti lëshoi pas takimit tha se “kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – SHBA”. Ai nënvizoi përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.
Vizita historike e drejtorit të CIA-s në Kosovë, u vlerësua “lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”.
Pos Osmanit dhe Kurtit, Burns në Kosovë ka takuar edhe ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe aktivistin e kauzës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Faton Bislimi.
Lajmi u konfimuar nga vet Bislimi, i cili në Facebook publikoi edhe një fotografi nga takimi.
“William Burns, drejtori i CIA, është nga figurat jo të shumta të liderëve institucional amerikan që ka shërbyer në pozita udhëheqëse në DC që nga koha e Presidentit Clinton, nëvazhdimési, deri tash! Besoj se ky fakt flet mjaft për rëndësinë e tij!
Kosova pa Amerikën, s’do bëhej! Prandaj, vazhdoj të them është obligim yni kombëtar e shtetnor që këtë marrëdhënie unike me SHBA-të duhet ta ruajmë si sytë e ballit!”, ka shkruar Bislimi.