Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, e pati edhe deputetë të lënduar.
Grupet opozitare fillimisht njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara.
Në sallën e Kuvendit dhe rreth objektit kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca, teksa raportohet për tre deputetë të lënduar.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka refuzuar ta ndërpresë seancën, teksa i ka sulmuar deputetë opozitarë serbë duke i cilësuar si “bandë terroriste”.
Ajo madje ka thënë se në Kosovë “është duke u festuar për atë çka po ndodh në Serbi”, teksa ka ekspozuar raportimin e gazetës online Reporteri.net dhe të mediave të tjera rreth zhvillimeve atje.
“Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them tregoj deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë e Metohi. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bënrnabiq ndër të tjera.