Wednesday, March 26, 2025
spot_img

“Jemi çuditë krejt, njeri ma të mirë nuk ka pas”, flet dhëndri i pronarit të furrës që vrau gruan në Vushtrri

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

Rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë.

E lidhur me rastin, për Gazetën ka folur dhëndrri i Arsim Morinës.

Ai deklaroi se i ndjeri, nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. Arsim Morina la pas vetes dy vajza.

“Jemi çudit krejt, nuk ka pasur njeri ma të mirë nuk ka pasur kurr probleme me askënd, dy vajza mbrapa i ka lënë”, tha dhëndrri i Morinës.

Motivet e krimit

Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.

“Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit