spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Java në gjykata: Bedri Krasniqi me fjalën përfundimtare, dëshmon vajza e të vrarit Sali Salihu, gjykimi i Skenderit për terrorizëm

Këtë javë Gazeta ka raportuar çdo ditë nga sallat e gjyqëve të vendit. Bedri Krasniqi i cili akuzohet se e kanosi Shkumbin Mehmetajn derisa po vinin bashkë për seancë nga burgu, e ka thënë fjalën përfundimtare (aktgjykimi për këtë çështje pritet të shpallet këtë të hënë), vajza e Sali Salihut që u vra në Podujevë, ka dhënë dëshminë e saj para trupit gjykues. Të akuzuar janë dy kusherinjtë e saj Besnik e Ilaz Salihu. Ndërkohë ka vazhduar gjykimi ndaj Nehrudin Skenderit i cili dyshohet për terrorizëm.

Çka ndodhi?

Besnik e Ilaz Salihu kanë dalur para Gjykatës këtë të mërkurë. Ata akuzohen për vrasjen e kusheririt të tyre, Salih Salihut në Dumnicë të Podujevës.

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë, ka dëshmuar vajza e të ndjerit, Mirjeta Kadriu.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, e cila është ngritur më 26.01.2024, Besnik Salihu akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, kurse vëllai i tij akuzohet si i kishte dhënë ndihmë Besnikut për ta kryer veprën penale.

Sipas dosjes, Besnik Salihu më 26.03.2023 në fshatin Dumnicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje mes tij dhe viktimës në mënyrë dinake papritur i është afruar tashmë të ndjerit për ta privuar nga jeta.

Me të afruar afër tij, sipas Prokurorisë, Besnik Salihu e kishte qëlluar dy herë me pistoletë në kokë viktimën. Pasi ka qëlluar dy herë në kokë të ndjerin, Besnik Salihu ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa vëllai i tij, që akuzohet për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale, sipas Prokurorisë, i kishte premtuar të akuzuarit se do t’i ndihmonte për t’i zhdukuar provat e rastit.

Sipas Prokurorisë, ndihma që i ka dhënë Ilaz Salihu vëllait të tij, Besnikut, konsiston në këshilldhënien, duke e udhëzuar që pas kryerjes së aktit t’i asgjësonte rrobat.

Bedri Krasniqi jep fjalën përfundimtare në gjykimin për kanosje

Bedri Krasniqi ka dhënë fjalën përfundimtare në lidhje me aktakuzën për kanosje. Krasniqi akuzohet nga prokuroria për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit. Aktgjykimi pritet të shpallet këtë të hënë.

Në seancën e mbajtur të enjtën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Krasniqi tha se për këto akuza nuk ka asnjë dëshmi.

Është mbajtur seanca ndaj Nehrudin Skenderin, i akuzuar për terrorizëm, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 23 dhjetor 2022, kishte ngritur aktakuzë kundër Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Shkodran Krasniqi të cilët akuzohen se kanë përgatitur akte terroriste në Kosovë.

Sipas aktakuzës i pandehuri Skenderi akuzohej se më 1 tetor 2021, në restorantin e Pompës së karburanteve “Shell V-Poëer”, në magjistralen Prizren-Suharekë, në mënyrë të drejtpërdrejt ia ka dorëzuar shumën prej 2 mijë euro të pandehurit Krasniqi në emër të blerjes së armeve të zjarrta siç janë 1 RPG raketahedhës, 8 predha RGP dhe 1 palë dylbi me qëllim që së bashku me të pandehurit Gjuraj, Syla e Bellaqa të kryejn akte terroriste në Kosovë.

Në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua daja i tij.

Gjithashtu, në seancë u përmend edhe presidenti i Turqisë, ku nxiti reagime nga ana e prokurorit dhe të gjykatësve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit