Sunday, October 13, 2024
spot_img

Jashari dhe Gürak pajtohen për bashkëpunim ne fushën e mbrojtjes

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.

Forca e Sigurisë se Kosovës njofton se Gjeneral Jashari fillimisht ka shprehur falënderim të thellë  për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat  Armatosura të Republikës së Turqisë po vazhdojnë të japin për ngritjen dhe profesionalizimin e personelit ushtarak, gjithashtu edhe mbështetjen me pajisje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Tutje thuhet se Komandanti i FSK-së gjithashtu ka folur edhe për ngritjen e kapaciteteve dhe te arriturat e Forcës, planet e përbashkëta bilaterale ne kontekstin e trajnimeve, shkollimeve, aktiviteteve të përbashkëta  si dhe për mundësin e shkëmbimit të përvojave me qëllim të ngritjes së aftësive  së ushtarakëve të Forcës së Sigurisë se Kosovës.

Të dy gjeneralët janë pajtuar për vazhdimin  dhe afirmimin e mëtutjeshëm te bashkëpunimit  bilateral ne fushën e mbrojtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit