spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Rrahman Jasharaj, ka thënë sot se Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave.

Ai në veçanti përmendi ministren e Arsimit, Arbërie Nagaci, të cilën e akuzoi se është munduar që t’i shuajë këto sindikata.

“Duke i shlyer nga anëtarësia nga regjistrat anëtarësinë tonë dhe duke na obliguar për diçka që nuk ka ndodhur në shtetet demokratike të Evropës që rishtazi të deklarohemi në E-Kosova. Ata kanë shpresuar që mësimdhënësit do të hezitojnë, punëtorët e arsimit do të hezitojnë dhe nuk do të regjistrohen, dhe në këtë mënyrë ata do ta shpallnin të shuar një sindikatë, por ndodhi e kundërta”, tha Jasharaj.

Jasharaj njoftoi se më 4 dhjetor SBASHK do të ndërmarrë veprimin e parë sindikal duke protestuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit