Gazetarja Dijellza Preniqi, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e rreshterit, Muhamed Lika, mbrëmë në Kaçanik.
Sipas banorëve mbrëmë janë shkrepur katër plumba në drejtim të Muhamed Likës në ndërtesën ku po banonte rreshteri, bashkë me bashkëshorten e tij.
Rreshteri është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij mbrëmë në Kaçanik. Nga plagët e marra, ai ka humbur jetën.
Gazeta përmes burimeve të saja ka marrë vesh se personi që po kërkohet është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.
Mes tjerash banorët i kanë thënë gazetares se në vendin ku ka ndodhur ngjarja të shkallët është errësirë dhe personi i dyshuar e ka ditur që është errësirë dhe e kanë pritur rreshterin derisa të vijë për të ngjitur shkallëve për të shkuar në banesën e tij dhe i ka shkrepur plumbat në drejtim të tij.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: