spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Jalta 2.0: Trump, Putin dhe Xi do ta ndajnë botën në sfera ndikimi, si në fund të Luftës së Dytë Botërore

Teksa presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden po linte Uashingtonin më 17 nëntor për të udhëtuar drejt Limës në Peru dhe Rio de Zhaneiros në Brazil, në raundin e tij të fundit të samiteve ndërkombëtare, e lejoi në heshtje Ukrainën të nisë të godasë objektiva brenda Rusisë me raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi.

Për kritikët e tij, ky vendim i vonuar ishte një emblemë e qasjes së tij të paqartë ndaj luftës. Në publik, ai ka mbajtur fjalime shumë të forta dhe është zotuar të qëndrojë me Ukrainën “për aq kohë sa duhet”. Por në praktikë, ai ka ofruar mjaftueshëm mbështetje vetëm sa për ta parandaluar humbjen e Ukrainës dhe jo më shumë.

Gjithsesi, mbështetësit e Biden- dhe vetë presidenti – argumentojnë se ai po përpiqet të balancojë nevojën jetike për të mbrojtur Ukrainën si një shtet sovran, me nevojën për të “shmangur Luftën e Tretë Botërore”, duke vënë në dukje se Vladimir Putin zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, të cilin ai ka kërcënuar shpesh të përdorë nëse Perëndimi ndërhyn me më shumë forcë në emër të Kievit.

Tani, kur i kanë mbetur vetëm disa javë në detyrë, Biden po synon që të demaskojë blofin e Putin. Fakti që Biden ka vendosur ta lejojë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të goditur objektiva brenda Rusisë pas muajsh të tërë kufizimi të përdorimit të tyre, buron nga vlerësimi i tij se lufta ka hyrë tashmë në një fazë të re tepër të rrezikshme. Zyrtarët amerikanë që informojnë në prapaskenë gazetarët, flasin për mbërritjen e rreth 12.000 trupave të Koresë së Veriut për të luftuar përkrah ushtarëve rusë, si dëshmi se konflikti po përshkallëzohet dhe po tërheq më shumë vende të botës. Por ky vendim ka edhe një element taktik.

Uashingtoni kishte deklaruar më herët se sistemi i raketave taktike të ushtrisë së tij (ATACMS) do të kishte një dobi minimale duke pasur parasysh rreziqet, por edhe sepse Moska i ka lëvizur zhvendosur tashmë asetet e saj më të vlefshme përtej rrezes prej 300 kilometrash të raketave, duke organizuar sulme nga bazat në Rusinë Qendrore dhe Veriore.

Por ndërsa rreth 50.000 ushtarë rusë dhe koreano-veriorë po grumbullohen tani në rajonin rus Kursk, në prag të një kundërsulmi të pritshëm për të rimarrë territorin që Ukraina e ka pushtuar që nga gushti, administrata Biden beson se ATACMS mund të jetë i dobishëm në shënjestrimin e trupave dhe sistemeve të armëve.

Përmes kësaj lëvizjeje, Perëndimi i dërgon një mesazh udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për fatin që i pret forcat e tij nëse dërgon një kontigjent tjetër ushtarësh për të mbështetur aleatin e tij të ri, Putin.

Edhe pse kjo skemë bazohet supozimin se Kim, që drejton një nga ushtritë më të mëdha në botë me rreth 1.3 milionë burra nën armë, ka të ngjarë të jetë i shqetësuar nga humbja e jetës së bashkatdhetarëve të tij. Nga ana tjetër Biden, është shumë i vetëdijshëm se Donald Trump do të rikthehet në pushtet në janar, i vendosur për t’i dhënë fund konfliktit, në mos brenda 24 orëve siç ka premtuar, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në rast se Ukraina do të detyrohet të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë me urdhër të presidentit të ri amerikan në muajt e ardhshëm, ajo duhet ta bëjë këtë nga pozicioni i një fuqie relative, dhe jo nga ai i disfatës së afërt. Vendimi i Biden i hap rrugën Britanisë së Madhe dhe Francës që të ndjekin shembullin në heqjen e kufizimeve të tyre për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, siç është British Storm Shadow.

Zelensky, i cili ka lobuar për këtë vendim për pjesën më të madhe të këtij viti, deklaroi më 17 nëntor se sulmet e para me këto raketa do të nisnin shumë shpejt, duke u zotuar: ”Raketat do të flasin vetë!”. Dy ditë më vonë, Ukraina lëshoi ​​disa raketa me rreze të gjatë veprimi në rajonin rus Bryansk, që ndodhet rreth 250 km në veri të Kurskut.

Tani pyetja kryesore është se si do të kundërpërgjigjet Putin. Presidenti rus ka paralajmëruar muajt e fundit se nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, do të lejonin përdorimin e raketave të tyre për të goditur territorin e vendit të tij, kjo do të thoshte se ata i kanë “shpallur luftë Rusisë”.

Në prag të takimit të Keir Starmer me Biden në Shtëpinë e Bardhë në shtator, kur pritej të diskutohej mbi heqjen e kufizimeve, udhëheqësi rus bëri një kërcënim tejet specifik. “Nëse merret ky vendim, kjo do të thotë asgjë tjetër përveçse përfshirje e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. Dhe nëse është kështu, atëherë, duke pasur parasysh ndryshimin e thelbit të konfliktit, ne do të marrim vendimet e duhura në përgjigje të kërcënimeve që do të na paraqiten”- paralajmëroi ai nga Shën Petersburgu më 12 shtator.

Dy javë më vonë, Putin njoftoi se Rusia po ndryshonte doktrinën e saj bërthamore, për të ulur pragun e përdorimit të armëve bërthamore. Ndërsa më parë përdorimi i armëve bërthamore në përgjigje të një sulmi konvencional, ishte i kufizuar në situata “kur është në rrezik vetë ekzistenca e shtetit”, tani ato mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi kritik ndaj sovranitetit tonë”, shpjegoi Putin gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë më 25 shtator.

Kushtet e reja ishin më subjektive dhe qëllimisht të paqarta, duke e bërë më të vështirë për vendet e tjera të përcaktojnë se çfarë saktësisht mund të provokojë një përgjigje bërthamore. Teksti zyrtar nuk është publikuar, por Putin theksoi se armët bërthamore mund të përdoren edhe si përgjigje ndaj një “sulmi hapësinor në shkallë të gjerë”, i cili përfshin përdorimin e “avionëve, raketave dhe dronëve”, ​​armë që i zotëron tani Ukraina.

“Arsyeja e ndryshimit të doktrinës bërthamore, ishte kërcënimi i një përshkallëzimi të plotë nga Perëndimi”- shkroi Sergei Markov, një ish-këshilltar i Putinit. Ai thekson se Rusia mund të përdorë armët taktike bërthamore në Ukrainë, ose të shënjestrojë objektet ushtarake në vendet e NATO-s nëse ato do të përdoren për të mbështetur sulmet e Ukrainës.

Nga ana tjetër, këto mund ta tërheqin të gjithë aleancën në një luftë kundër Moskën. Sipas një studimi të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me qendër në Uashington, që nga 24 shkurti 2022, zyrtarët rusë kanë kërcënuar më shumë se 200 herë më armët e tyre bërthamore.

Rusia i ka vendosur në gatishmëri të shtuar forcat e saj strategjike, ka simuluar një luftë bërthamore, dhe ka kryer në Bjellorusi stërvitje ushtarake që përfshijnë armë taktike bërthamore. E megjithatë në çdo rast, presidenti rus godet Ukrainën, por i frenon veprimet e hapura për të ndëshkuar partnerët e saj perëndimorë.

Kjo nuk do të thotë se duhen marrë lehtë paralajmërimet e Putin. Ai e ka bërë të qartë në shumë raste, se beson se Rusia po zhvillon një luftë ekzistenciale ndaj Perëndimit. Ai është angazhuar tashmë në atë që shefja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e ka quajtur një “luftë në hije” në Evropë, me një fushatë sabotazhesh dhe zjarrvëniesh në të gjithë kontinentin, përfshirë Britaninë e Madhe.

Është thuajse e sigurt se Putin do të hakmerret, por ai do ta peshojë me kujdes vendimin e tij, duke pasur parasysh rikthimin e afërt të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti rus nuk do që të tërheqë sërish SHBA-në në një konflikt, nga i cili administrata e re duket se synon të distancohet dhe të cilin ai beson se po e fiton.

Forcat ruse po përparojnë në Donetsk, teksa i ka shtuar bombardimet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrinase, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë rajone në pragun e një tjetër dimrit të egër. Putini mund të mendojë se nuk ka nevojë të bëjë lëshime të mëdha në negociatat e ardhshme të paqes, dhe mund të këmbëngulë tek kërkesat e tij maksimaliste.

Madje, ai mund të besojë se rikthimi i Trump i ofron atij më shumë sesa thjesht mundësinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sipas kushteve të tij. Presidenti i ardhshëm nuk e ka fshehur admirimin e tij për autokratë si Putini dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping, dhe as neverinë e tij për aleancat e SHBA-së.

Pavarësisht nga paparashikueshmëria e tij e famshme, Putin mund të gjykojë se më në fund ka gjetur një president amerikan, i cili ndan besimin e tij se bota duhet të ndahet edhe një herë në sfera ndikimi, ku Rusisë do t’i njihet statusi i një fuqie të madhe, me aftësinë për të rinegociuar arkitekturën e sigurisë së Evropës.

Ndoshta ai tashmë mund të imagjinojë perspektivën e uljes në një tryezë me Trump, Xi dhe  ndoshta Emmanuel Macron që përfaqëson Evropën, për të ndarë globin në një Jalta 2.0. (Ideja mund t’i pëlqejë edhe Trumpit.) Në fillim të presidencës së Biden në vitin 2021, ai nisi një tur botëror duke i siguruar aleatët amerikanë se Trump kishte qenë një aksident, dhe duke përsëritur “Amerika është rikthyer!”.

Tani e dimë se ishte një aksident ishte presidenca e tij, vizioni i tij mbi atlantizmin liberal. Këtë herë, mund të mos ketë më kthim pas. Evropa dhe Ukraina, duhet të përgatiten për një të ardhme në të cilën nuk mund të sigurohet më mbështetja amerikane, dhe për një rend të ri botëror, konturet e të cilit mund të përcaktohen nga marrëdhënia në lulëzim midis Putinit dhe Trump.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit