spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Ja pse duhet të janë në listë të zezë Serbia dhe rumunët! Zoti Çeferin, mbroje Kosovën, më mirë se ju sllovenët askush nuk i njeh serbët! 

Janë krijuar të gjitha kushtet që Federata e Futbollit e Serbisë dhe ajo e Rumanisë që të futen në listën e zezë të UEFA-s. 

E para, Serbia, janë ata që kanë krijuar më së shumti skandale, kanë provokuar e kanë shkaktuar rrëmuja në stadiume, racizmi i tyre është në kulm sidomos ndaj Kosovës.

Në stadium të Cërvena Zvezdës shumë herë shfaqet harta e Kosovës me simbole shoveniste, me provokime të rënda “Kosova është Serbi”, po ashtu në stadium të Partizanit, po ashtu edhe kur luan kombëtarja e Serbisë. Çfarë duhet të ndodh që Serbia të futet në listë të zezë?

A mos duhet të ndodh ndonjë kaos i përmasave si me 14 tetor të vitit 2014 kur i sulmuan futbollistët e Shqipërisë në Beograd që e tronditen Kontintentin e Vjetër dhe botën!

Rumania të përjashtohet tërësisht nga garat së bashku me Serbinë vetëm edhe një herë nëse përsëriten gjëra të tilla.

Rumania të futet në listën e zezë nga UEFA. Për të dytin vit radhazi e ka provokuar rëndë Kosovën dhe në të  njëjtin stadium.

Çfarë faji ka Kosova që luajnë mirë, që janë shtet i ndërtuar ashtu si i ka hije, që flasin shqip, që e kanë Flamurin, himnin dhe janë kombëtare model për të tjerët, që janë mikpritëse për çdo shtet.

Serbia të përjashtohet sa më parë nga garat ndërkombëtare, ndërsa Rumania vetëm nëse i ndodh edhe një herë një turp i tillë në stadium të ndëshkohen rëndë dhe me përjashtim sepse ata gjuhë tjetër nuk njohin. 

Federata serbe dhe rumunët të janë në listë të zezë, provokimi më i vogël, të përjashtohen.

Deri kur Kosova të durojë kësi gjëra dhe marrëzira që as logjika e njeriut nuk e përcepton. Mjaft më më provokime ndaj Kosovës. 

Të mbrohet Kosova nga UEFA! Të mbrohen djemtë tanë! Mos lejoni që shovenizmi serbë të diktojë atë që nuk e duron bota demokrastike e njerëzore.

Mjaft më.

Aleksander Çeferi, si president i UEFA-së, si burrë i lindur në Lubjanë të Sllovenisë, Republika e juaj e para ia dha shqelmin asaj ish Jugosllavie artificiale që vdiq në verën e vitit 1991 dhe Serbisë që e tërë bota e bombardoi (24 mars 1999 – 10 qershor 1999) për gjenocid ndaj popullit shqiptarë të Kosovës, merreni masa të ashpra.

Zori Çeferin, ju jeni një burrë i madh, ju e dini më së miri se çdo kush tjetër se cila është mendësinë serbe, e instaluar ngta kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq,m me këlyshët e tij si Arkani, Kapetan Dragani, Shesheli, Vuçiqi etj Ju e dini më mirë se çdo kush tjetër se kush janë serbët, provokuesit që e ndezën stadiumin në Maksimir nëë Zagreb pikërisht me 13 maj të vitit 1990.

Zoti Çeferi, shkëlqesia juaj, përdore fuqinë tuaj me ata që i ke brenda UEFA, mbroje Kosovën! 

Çeferin, është koha që ju dhe UEFA të veproni, sa nuk është bërë vonë sepse nuk durohet kaosi i serbëve dhe rumunëve dhe futbolli nuk krijon armiqësi por miqësi! Serbët nuk e dijnë çka është dashuria e fubollit, ata e njohin vetëm urrejtjen dhe provokimet.

Ata nuk janë për futboll ata janë për t’i ndëshkuar me vite derisa të kuptojnë se futbolli luhet për kënaqësi dhe për për të respektuar qenien njeërzore.

Një gjë dihet, sa më butë që sillesh me serbë, ata nuk ndalen, sa më fortë që e përdor shkopin, ata futen në biruc të miut!.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit