Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Ja ku u pa për herë të fundit 8-vjeçari që u zhduk, rinia në Gjilan dalin ta kërkojnë

Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Momentalisht janë angazhuar edhe ekipet e Policisë, FSK-së dhe ekipet tjera të kërkim-shpëtimit.

Ndërkaq, nënkryetarja e forumit rinor të LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu tha se janë organizuar për ta kërkuar Alpin, duke shtuar se për herë të fundit u pa tek rrethi i ETC-së.

“Jemi organizuar dhe jemi në kërkim të Alpit. Po flitet që orën e fundit është parë tek Rrethi i ETC-së. Ju lutem banorëve të kësaj ane t’i kontrollojnë hyrjet e banesave”, shkroi ajo në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit