Ish-e burgosura politike, Zyrafete Kryeziu-Manaj, në një rrëfim ka treguar emrat e udbashëve që e keqtrajtuan.
Sipas saj ata ishin:
Ilaz Vranovci,
Daut Morina,
Vesel Krasniqi,
Astrit Koshi,
Sahit Zogaj,
Zyra Kastrati.
Ajo rrëfeu se kishte përjetuar tortura fizike e psikike, madje sipas saj, Astrit Koshi e kërcënoi edhe me dhunim seksual.
Po ashtu, dhuna fizike ndaj saj nuk ishte ndalur deri në alivanosje. Ajo tregoi se e kishin lidhur për radiatori dhe e kishin goditur me shufra hekuri nga udbashët shqiptarë të asaj kohe.