Friday, July 11, 2025
spot_img

Ja çka kanë shikuar shqiptarët për disa vite! Media kroate tregon skandalin

Ndoshta askund në botë një president i një vendi nuk përzihet kaq shumë në sferën sportive siç është rasti në Serbi dhe me Aleksandar Vuçiqin.

Për shumë vite “Arena Sport” është shfaqur edhe në Kosovë, derisa iu ndaluan frekuencat për shkak se hapur e kanë përkrahur terrorizmin serb në Banjska.

“Turpi më i madh i gazetarisë sportive në Ballkan”, është titulli i mediumit kroat “Index.hr”.

Mediumi kroat ka treguar për skandalin dhe ka shkruar edhe për një gazetar serb që është krah i Vuçiqit.

“Dejan Anxhus, për shkak të karakteristikave të tij gazetareske, por mbi të gjitha njerëzore, të paktën në një vend disi normal do të ishte në margjinat e shoqërisë ose në një institucion që kujdeset për njerëzit devijues, ku do të përfundonte pasi të merrej me gjyqësorin.

Në Serbi dhe në këto zona, ai është një yll gazetarie që ka një emision në kohën kryesore në gjigantin mediatik rajonal çdo javë. Më saktësisht, një monolog gati njëorësh.

Pse fytyra e këtij djali është pranë emrave më të mëdhenj të sportit?

Koka e tij në kopertinën e profilit në YouTube të një stacioni televiziv kyç qëndron përkrah asaj të Modriç, Jokiq, Donçiq, Salah, Mbappe dhe McTominay. Arena Sport, një stacion televiziv kabllor që ka të drejtat për të transmetuar ndeshjet e Premier League, La Liga, Serie A, Champions League, Europa League, Conference League, NBA League dhe SHNL për pjesën më të madhe të republikave të ish -Jugosllavisë, është vendi ku Anxhus me zell dhe rregullisht përdor fjalë të turpshme, fyerje dhe gjëra pa kuptim në emisionin e tij.

Le ta përsërisim, Anxhus po e përdor atë gjithashtu për të festuar Aleksandar Vuçiqin, sundimtarin e Serbisë. Kështu, ai përdori hyrjen e gjatë të një emisioni të kohëve të fundit rreth ndeshjeve aktuale për të lartësuar “gjenialitetin” e Vuçiqit për ekonominë.
Pronari i Arena Sport është formalisht Telekom Srbije, dhe de facto shteti serb sepse është një kompani shtetërore.

Të gjitha mediat në Serbi që janë të lidhura me regjimin përmes pronësisë ose interesave po e festojnë me zell Vuçiqin.

Sidomos tani, kur qindra mijëra njerëz janë ngritur kundër tij dhe klikës së tij të korruptuar dhe aparatit shtypës.

Në yjësinë e xhelatëve të turpshëm mediatikë të Vuqiçit, të cilët ngjajnë fort me ata që 35 vjet më parë hapën rrugën për tanket dhe kasapët e Milosheviqit drejt Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ajo që e bën atë interesant për ne është se ai nuk është ylli kryesor i një mediumi politikë, por sportive jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të ndjekur, e cila është gjithashtu popullore jo vetëm në Serbi, por edhe në të gjithë rajonin. Me fjalë të tjera, nuk mund t’i shpëtosh Anxhusit jo vetëm në Serbi, por as në Kroaci.

Vuçiq nuk e instaloi rastësisht artilerinë e rëndë në formën e Anxhusit në Arena Sport.

Fakti që komentatorët e degës serbe të asaj shtëpie reagojnë me ftohtësi kur, për shembull, Dinamo shënon një gol në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë shumë më entuziastë për golin që pranon klubi kroat.

“Fakti që komentatorët tanë nuk festojnë golat e klubeve tuaja dhe festojnë kur dikush shënon për ta është një direktivë nga lart.

Njerëzit që transmetuan ndeshjet e Dinamos ose Rijekës u urdhëruan ta bënin këtë”, zbulon një gazetar serb, shkruan mes të tjera media kroate..

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit