Thursday, July 10, 2025
spot_img

Izraeli sulmon televizionin shtetëror iranian! (Video)

Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit televiziv shtetëror të Iranit, thotë se është sulmuar nga Izraeli, sipas raportimeve nga “Reuters”. Ky lajm vjen vetëm pak kohë pas kërcënimeve të bëra më herët sot nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror ishte “gati të zhdukej”.

“Televizioni dhe radioja shtetërore iraniane janë në prag të zhdukjes. Megafoni i propagandës dhe nxitjes iraniane është gati të zhduket. Evakuimi i banorëve të afërt ka filluar”, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.

Selia e transmetuesit shtetëror të Iranit, IRIB, është brenda zonës së evakuimit dhe duke nisur nga thirrjet e Izraelit, zyrat duhet të ishini liruar për të shmangur viktimat nga sulmet. Gazeta shtetërore e Iranit, Hamshahri, thotë se disa punonjës të transmetuesit shtetëror janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që shënjestruan kanalin e lajmeve IRIB.

Kujtojmë se Izraeli ka rinisur sot sulmet ajrore në Teheran, duke goditur kryesisht zonat lindore dhe perëndimore të kryeqytetit iranian, ku edhe aktualisht raportohet për shpërthime të fuqishme. Ndër zonat e goditura janë Chitgar, qendra tregtare gjigante Iranmal, Shahrak Bagheri dhe rrethinat e lagjes Olimpike.

Ndërkohë, shumë banorë të Distriktit 3 të Teheranit janë larguar nga qyteti, pas paralajmërimit për evakuim të lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit