Kandidatja e Nismës për deputete, Xhevahire Izmaku ka komentuar nisjen e fushatës së Nismës nga vendlindja e Fatmir Limajt, Banja e Malishevës.
Ajo ka thënë se duartrokitjet e zjarrta treguan besimi në vizionin e ri.
“Banja e Malisheves, vendlindja e liderit Fatmir Limaj u bë sot shembull i bashkimit dhe përkushtimit! Një atmosferë emocionuese ku qindra qytetarë u bashkuan për të dhënë përkrahjen e tyre të fuqishme për Fatmir Limaj dhe Nismën Socialdemokrate”, ka thënë Izmaku.
“Fjalët e thëna dhe duartrokitjet e zjarrta treguan besimin në një vizion të ri, një Kosovë me më shumë drejtësi, zhvillim dhe mundësi për të gjithë. Ky tubim madhështor nuk ishte vetëm politik, por një moment krenarie dhe shprese për një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar ajo.