Monday, October 14, 2024
spot_img

Ivica Daçiq shkon për vizitë zyrtare në Kinë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën.

MPB njoftoi se ai do të marrë pjesë në Forumin Global për Bashkëpunim dhe Siguri Publike në Lianyungang, ku do të bisedojë me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong.

Ai pritet t’i vizitojë edhe oficerët e policisë serbe të cilët po punojnë me policët kinezë në patrullime të përbashkëta.

Në tri vjetët e fundit, policë nga Kina dhe kolegët e tyre nga Serbia kanë patrulluar në Beograd, Novi Sad dhe Smederevë, qytetet më të vizituara nga turistët kinezë në Serbi.

Serbia i ka forcuar marrëdhëniet me Kinën prej se Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq erdhi në pushtet në vitin 2012.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit