Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një burri në një lokal masazhi në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se dy dëshmitare gra kanë njoftuar se klienti i tyre me shtetësi të huaja gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Prishtinë 25.08.2024-14:00. Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.