Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Isufi: Biseda e Kusarit me Radoiçiqin është veprim anti-kombëtar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se komunikimi mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq, është akt anti-kombëtar.

“Simiqi e ka ftuar që të bisedojë me Radoiçicin dhe biseda e drejtpërdrejt me një person të ndjekur nga ligjet e Kosovës është një veprim anti-kombëtar, si mënyrë e tillë e veprimit e dëmton interesin e Kosovës,” tha Isufi.

Sipas Isufit, garantimi i takimit me kryeministrin nga Kusari, për këto biseda është i koordinuar.

“Bisedohet me një personalitet që është në listën e zezë të SHBA-ve dhe ndiqet nga ligji dhe kushdo që komunikon me atë që është i akuzuar për terrorizëm është edhe ndikues në veprën e tij, e ky komunikim ka dalë sheshit e më e keqja është që në mënyrë që të kërkohet falje, këtu ngulet këmbë që, jo kanë biseduar shqip e pas daljes së incizimeve… Shefja e Grupit Parlamentar nëse i garanton në takim me kryeministrin është e dukshme që ka koordinim të veprimeve, të një krimineli që ndiqet nga ligjet e Kosovës,” tha Isufi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit