Fisnik Ismajli tha se në obeliskun Newborn nuk ka lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes as gjatë kohës sa ka qenë pjesë e kësaj partie.
Ai theksoi se obeliskun e ka ruajtur nga të gjitha partitë.
Ismajli tregoi se sivjet në obelisk mbulohet tema e inteligjencës artificiale, ndërsa çdo vit ka pasur tema apo kauza që pasqyrojnë përfshirjen e Kosovës në botë.
“Newborn çdo vit ka një temë që është aktuale në botë, dhe tregon përfshirjen e Kosovës në botë. Kam rezistuar t’i fut politikën ditore në tematikën e Newbornit, andaj e kam ruajtur nga të gjitha partitë.”
“Edhe kur kam qenë i përfshirë në politikë, nuk kam lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes që të shpërndahej në monument, e kam ruajtur atë integritetin e monumentit ku kemi trajtuar tema të ndryshme”, u shpreh Ismajli.