Saturday, April 12, 2025
spot_img

Islamofobi në Big Brother VIP? Ndaj rastit ka reaguar edhe hoxhë Ahmed Kalaja


Një debat i tensionuar mes Gjestit dhe Laertit ka degjeneruar në një situatë shqetësuese, ku Laerti lëshon një deklaratë fyese dhe provokuese ndaj besimtarëve të besimit islam.

Teksa përmendej një përplasje e mëparshme me Jozin dhe varësja e tij me simbolin e kryqit, Laerti pretendon se Gjesti kishte thënë “Allahu-Ekber”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gjestit, i cili theksoi se kjo është një shprehje që ai e përdor shpesh si formë adhurimi.

Por situata agravon më tej: Laerti vazhdon me një akuzë të rëndë, duke e lidhur këtë shprehje me veprime ekstremiste.

“Pse the Allahu-Ekber? E di kush e thotë këtë? Ata që presin koka. Çfarë je ti? Terrorist je këtu? Për çfarë ke ardhur ti këtu?”, dëgjohet duke thënë ai në një video që tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë edhe nga hoxha Ahmed Kalaja.

Deklaratat e tilla kanë ndezur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë përdorues kanë dënuar gjuhën e urrejtjes dhe stigmatizimin e një komuniteti të tërë përmes paragjykimeve të rënda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit