Thursday, July 24, 2025
spot_img

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e organizatë kriminale, arrestohet në Elbasan 47-vjeçarja shqiptare

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar në Elbasan, një 47-vjeçare, e cila ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale nga autoritetet italiane.

Lidhur me rastin, drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin “Operacionalja 44”, ku u arrestua Majlinda Avduli alias Dajana Tafani.

““Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen: Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit