spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Ish-ushtari i UÇK-së: Kam qajtur kur e kam veshur uniformën e ushtrisë çlirimtare

Procesi ndaj ish krerëve të UÇK-së ka vazhduar edhe këtë të hënë. Pikërisht për deklaratën e komandantë Tarës, bashkëluftari i tij, Xhafer Kadiri tregoi momentet kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë kam kajt prej gëzimit kur erdh dita me vesh këtë uniformë, kam kajt prej gëzimit që kam me i shërby këtij vendi” tha ai.

Ish ushtari i UÇK-së foli edhe për masakrën e Krushës së Madhe.

“Unë i kam njoftë të gjithë është shumë e vështirë për mu me e përshkru. I kam njoftë edhe serbët, njëri nga ta më ka njoft më ka thënë serbisht dorëzohu tre herë më ka thirrë, menja e tij që unë i qoj durtë përpjetë dhe unë kam gjujtë” shtoi ish ushtari.

Ai tutje komentoi procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së.

“Unë nuk jam mirë prej menve prej kur i kanë marrë ata”, tha ai.

Kadiri tha që e kanë përcjellë me muzikë komandat Tarën kur u nis për intervistim në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit