Friday, July 11, 2025
spot_img

Ish-ushtaraku “godet” Abdixhikun: I papjekur politikisht dhe analist i dobët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar publikisht ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në koalicion qeverisës. Në vend të kësaj, ai ka propozuar formimin e një qeverie tranzicioni, duke theksuar nevojën për dalje nga kriza politike dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të reja. Kjo lëvizje thellon më tej bllokadën institucionale pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ish-ushtaraku, Muharrem Maralusha ka thënë se në paraqitjet e fundit publike, Lumir Abdixhiku ka dëshmuar më shumë se kurrë më parë kush është dhe ku qëndron.

Sipas Maralushës, ai po shihet politikisht i papjekur, me analiza të cekëta dhe që shpesh krijojnë dyshime për qëllimet e tij.

Madje, ai ngre hipoteza se mund të jetë në shërbim të interesave të huaja!

“Abdixhiku e tregoi të vërtetën: kush është dhe ku qëndron – politikisht i papjekur, si analist shumë i dobët, ndoshta është në shërbim të huajve, dhe se nuk e do Kosovën”, shkruan Maralusha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit