spot_img
spot_img
Saturday, January 25, 2025
spot_img
spot_img

Ish-kryenegociatori Arifi: Sorensen e njeh mirë Kosovën, por shtytja e dialogut nuk varet nga ai, por nga palët

Ish-kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, e ka vlerësuar si pozitive zgjedhjen e Peter Sorensen si përfaqësues të Bashkimit Evropian për dialogun, duke theksuar përvojën e tij të gjatë diplomatike.

“Peter Sorensen është një diplomat me përvojë të gjatë, ku një pjesë e madhe e saj është arritur duke shërbyer në Kosovë dhe rajon” tha ai.

Arifi ka theksuar gjithashtu se Sorensen ka një njohuri të thellë të situatës në Kosovë, duke theksuar se e njeh mirë Kosovën dhe pothuajse të gjithë protagonistët dhe thelbin e problemeve.

spot_img

‘’ E njeh mirë Kosovën dhe pothuajse të gjithë protagonistët dhe thelbin e problemeve’’ shtoi ai.

Megjithatë, Arifi ka theksuar se shtytja e dialogut nuk varet vetëm nga përfaqësuesi i BE-së, por varet nga palët në bisedime.

‘’Shtytja e dialogut nuk varet vetëm prej tij, por varet nga palët në bisedime e mbi të gjitha me seriozitetin që BE ka në këtë çështje’’ përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit