Kërkesa e kandidatit të LDK-ë për deputet, Avdullah Hoti, për ndryshim të lidershpit në këtë parti, ka nxitur reagime të shumta.
Paria e kësaj partie i kanë dalë kundër ish-kryeministrit Hoti, ndërsa disa ish-zyrtarë e kanë përkrahur Hotin.
Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, i ka dhënë të drejtë deputetit Hoti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndryshimi në lidershipin e LDK-së nuk është opsion, por domosdoshmëri!
“Një analizë e drejtë dhe e nevojshme për të ardhmen e LDK-së. Ndryshimi nuk është opsion, por domosdoshmëri! LDK-ja duhet të rikthehet si forcë e qendrës së djathtë me lidership të ri dhe ekip profesional. Partia nuk mbahet me klane lojale ndaj kryetarit, por me ekspertë dhe vizion të qartë për të ardhmen!”, ka shkruar Agolli.