spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Ish-gazetari tregon se çfarë plani kishte Serbia për veriun e Kosovës

Ish-gazetari, Musa Mustafa ka treguar për një plan që e ka parë të përgatitur për veriun e Kosovës e Urën e Ibrit nga Beogradi dhe strukturat paralele të Serbisë.

Mustafa thotë se e vetmja gjë që është ndryshe nga ai plan, është muri i rrëzuar në veri të vendit.

“Në 2015-ën kanë hyrë në agjendën e Brukselit bisedimet për Urën e Ibrit, por përpara unë kam parë një plan të veriut që e kanë punuar Beogradi me strukturat me strukturat paralele të Serbisë. Ata kishin një plan ndarës për veriun e për Urën e Ibrit. E vetmja gjë që ndryshon në atë plan, është muri që është rrëzuar”, tha ai.

Tutje, ish-gazetari u shpreh se Ura e Ibrit mund të hapej përmes KFOR-it, pasi ai kishte fuqinë mbi të gjitha.

“KFOR-i ka pas mundësi ta hap Urën e Ibrit, e ka pasur forcën, teknikën, i ka pasur të gjitha, mirëpo vetvetiu brenda saj ajo nuk është thënë kurrë, ajo ka qenë marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet NATO-s e shumë të tjerave që nuk i di. Por pa një marrëveshje ajo nuk do të mund të ndodhte”, u shpreh Mustafa.

Po ashtu, ai shton se kishte harxhuar pesë vite deri sa kishte dalë në dritë se në Mitrovicë po ekzistonin njësitet elite të Serbisë.

“Pesë vite mu kanë dashur të luftojë, të bëjë luftë në media, derisa UNIMIK-u, KFOR-i, policia e UNMIK-ut e ndërkombëtarët e kanë pranuar zyrtarisht se në veri ekziston policia serbe , ekzistojnë rojet e urës, ekziston mbrojtja civile, ekziston mbrojtja territoriale, domethënë të gjitha njësitë elite të Serbisë kanë qenë në veri, por kanë qenë civil”, deklaroi Mustafa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit