Sunday, March 30, 2025
spot_img

Ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

Ish-drejtori i Radio Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar për vrasjen e Naser Gashit.

Ai ka thënë se i ndjeri ka qenë një person i njohur për të, me të cilin kishte pasur kontakte të përditshme për shumë vite.

Shala ka shprehur tronditjen e tij kur ka parë lajmin për vrasjen e Gashit, duke thënë se ai ishte gjithmonë pozitiv dhe mikpritës.

“S’ka pas shans me kalu ka lokali i tij dhe mos me t’përshëndet e me t’thanë fjalë t’mira! Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit për shumë vjet sa isha n’RTK dhe gjithmonë e ke gjet para lokalit, gjithmonë pozitiv! U ndjeva shumë keq kur e pash emrin e foton e tij që ishte vrarë pa pasur problem me askënd! Ngushëllime familjes! Dritë past shpirti i tij!”, ka shkruar Shala.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit