Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka komentuar raportet e partisë së Albin Kurtit me LDK-në.
Ajo ka bërë me dije se sjellja e VV-së ndaj LDK-së ka qenë e dhunshme.
Dërguti ka ftesa e Kurtit për takim konsultativ me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte blof.
“Në historinë e bashkëpunimit me LDK-në, është VLAN-i, pastaj pas ndarjes nga VLAN-i, ku Isa Mustafa e formon qeverinë me PDK-në, është një dhunë e paparë, madje deri në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërsa në një moment tjetër, pa kërkuar falje, duke iu drejtuar “i nderuar profesor”, sepse i nevojitej koalicioni”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.
“Më vonë, pasi e merr Vjosa Osmanin dhe gjysmën e LDK-së dhe e krijon një carje aq të thellë, nëse ju kujtohet koha e pandemisë, qeveria e Avdullah Hotit, sulmet kanë qenë të jashtëzakonshme. Dhe tani në formën që i trajton duke i quajtur ‘bashkëpunëtorë të Vuciqi’ e deri në fund ku iu thotë ‘epoka e hajvanatit’”,është shprehur ajo.
Më tej, ajo ka treguar se pse Kurti nuk i kërkon falje LDK-së.
“Pra, nuk ka nevojë për kërkim-falje, sepse kërkim-falja nënkupton diçka që s’përsëritet më, por ajo do të jetë rezerva që prapë në një moment mund ta përdorë”, ka thënë Dërguti.