Ish-shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual për mos prezencën e tyre në Kuvend pas thirrjeve të opozitës për seanca të jashtëzakonshme.
Selmani e quan absurde mos prezencën e mazhorancës në tri seanca.
Tutje, ajo thotë se asnjëherë në historinë e Kuvendit s’ka ndodh një gjë e tillë, sipas Selmanit, partia në pushtet nuk ja dinë vlerën shtetit.
“Tri seanca me i bojkotu, kjo është absurde dhe s’ka ndodhë në historinë e Kuvendit të Kosovës. Nuk ja dinë vlerën as shtetit as Kuvendit. Qytetari e humb besimin në institucionin më të lartë të vendit”, tha ajo.
Ish-deputetja e AKR-së deklaroi se qytetarët duhet t’i dënojnë deputetët me vota për mungesën në seanca.
“VV nuk po i dinë kompetencat që i kanë Kuvendi është organi më i lartë dhe ata deputet e ministra që largohen nga seanca duhet të ndëshkohen nga qytetari. Pushteti duhet të jetë në gjendje gatishmërie nuk kanë dijeni pse janë në Kuvend”, u shpreh Selmani.