Sunday, July 20, 2025
spot_img

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet nga Policia

Policia e Kosovës të enjten ka intervistuar Ivan Todosijeviq, pasi që i njëjti dyshohet për falsifikim të dokumenteve në ish-komunat paralele që u mbyllën ditë më parë.

Intervistimi i tij ka ndodhur në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore dhe pritet që të zbardhen më shumë detaje lidhur me përfshirjen e tij në këtë veprimtari të paligjshme.

Ndryshe zëvendësdrejtori i policisë, Veton Elshani sot gjatë ditës tha se kjo çështje është në duart e hetuesve dhe prokurorisë.

“Kjo është punë e hetuesve dhe e prokurorit në fjalë, mesa e di janë pesë ftesa të cilat i kemi shpërnda, katër i kemi gjet nëpër shtëpia, një jo. Kaq mund të them unë. Arsyeja pse ata intervistohen lidhet me rastin e komuna paralele që kemi mbyllur të premten e kaluar”, ka përfunduar Elshani.

Kujtojmë se Ivan Todosijeviq ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, partisë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit