spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Ironizon Spahiu: I vetmi telash me hapjen e Urës së Ibrit është nëse opozita shkon dhe përleshet me pushtetin

Analisti politik, Nexhmedin Saphiu ka vlerësuar se hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave nuk paraqet ndonjë problem për sigurinë.

Madje ai ka ironizuar duke thënë se i vetmi problem që mund të ndodhë është nëse opozita shkojnë te ura dhe përleshen me pushtetin.

Spahiu ka thënë se i vetmi sukses i Kurti është se ka marrë veriun në kontroll, duke kritikuar qeveritë e kaluara për qasjen ndaj veriut.

spot_img

“Kurti e ka marrë veriun në kontroll, ky është suksesi i tij, fatkeqësisht i vetmi, por i madh. Nuk ka problem për sigurinë, kush ka me ba telashe, të vetmen telashe munden me ba, në qoftë se qohen opozita edhe shkojnë përleshen me pushtetin . Strukturat paralele që kanë qenë atje dhe kanë bë probleme më nuk janë, i ka shkatërrua”, ka thënë Spahiu.

BE por edhe ShBA janë shprehur kundër hapjes së Urës së Ibrit pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës për një gjë të tillë.

Për këtë ka reaguar edhe KFOR-i duke thënë se ura duhet të hapet me marrëveshje në dialog.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit