Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka konfirmuar lajmet se Irani ka shprehur dëshirën për të folur me SHBA-në dhe për të ulur tensionet me Izraelin.
Nga Samiti i G7 në Kanada ku ndodhet tani, Trump tha se Teherani nuk ka më kohë për lojra, por theksoi se ata duhet të flasin shpejt dhe të jenë të qartë në propozimet e tyre, para se të jetë shumë vonë. Presidenti amerikan, shtoi më tej se lufta nuk po fitohet nga Irani, duke ia bërë të qartë se nuk është në pozita për të bërë manovra.
“Ata duhet të bëjnë një marrëveshje dhe kjo është e dhimbshme për të dyja palët, por do të thoja se Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin, dhe duhet të flasin menjëherë, para se të jetë tepër vonë”, u tha Trump gazetarëve në fillim të një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney.
Menjëherë pas deklaratës së Iranit, çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi të hënën, pasii Teherani rriti mundësinë e një armëpushimi dhe duke lehtësuar frikën për një ndërprerje të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga rajoni.
Kujtojmë se konflikti filloi të premten kur Izraeli nisi sulme para agimit që goditën më shumë se 100 objektiva, duke përfshirë objekte bërthamore dhe vende raketash, dhe vranë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë.
Ky sulm shkaktoi një seri përshkallëzuese shkëmbimesh armiqësie, duke rritur frikën e një lufte rajonale më të gjerë dhe më të rrezikshme.
Zonat e banuara në të dy vendet kanë pësuar sulme vdekjeprurëse që nga shpërthimi i armiqësive. Deri të hënën, ministria e shëndetësisë e Iranit tha se 224 persona ishin vrarë dhe 1,277 të plagosur.
Nga ana tjetër dëmet në Izrael sipas burimee zyrtare flasin për 23 civilë vrarë dhe gati 60 të plagosur si dhe dëme të mëdha materiale në disa zona, ku raketat deportuan sistemin e mbrojtjes.