Thursday, March 20, 2025
spot_img

IPKO shkeli të drejtën e producentit Fatmir Spahiu me transmetimin e filmit “Engjëjt janë larg”, detyrohet t’ia kompensojë mbi 91 mijë euro

Prishtinë- Gjykata Komerciale ka aprovuar pjesërisht padinë e producentit Fatmir Spahiu- Shoqërisë “Buka” ndaj IPKO-s, duke konstatuar shkelje të së drejtës së autorit përmes transmetimit të filmit “Engjëjt janë larg”. E paditura IPKO detyrohet t’ia kompensojë paditësit shumën prej 91 mijë e 485 euro.

Në këtë rast, pala paditëse Shoqëria “Buka” me producentin Fatmir Spahiu pretendon se i janë shkelur të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. I njëjti, me anë të padisë, ka kërkuar zhdëmtimin e dëmit moral, dëmit real dhe fitimin e humbur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit të Komerciales, të marrë më 29 janar 2025, padia e paditësit “Buka” është aprovuar pjesërisht, ku u konstatua se përmes transmetimit të filmit “Engjëjt janë larg” më 2 shtator 2018, IPKO shkeli të drejtën e producentit, paditësit “Buka”.

Shumën prej 91 mijë e 485 euro, IPKO detyrohet ta paguajë në emër të kompensimit të dëmit në formën e fitimit të humbur, me kamatë ligjore prej 8% në vit.

Kurse, pjesa tjetër e kërkesëpadisë, me të cilën “Buka” ka kërkuar që të detyrohet i padituri IPKO që t’ia paguajë në emër të TVSH-së shumën prej 10 mijë e 165 euro, si dhe në emër të kompensimit të dëmit jomaterial për shkak të cenimit të reputacionit shumën prej 100 mijë euro, është refuzuar si e pabazuar.

Në vendimin e Komerciales thuhet se IPKO detyrohet edhe që në emër të shpenzimeve të procedurës kontestimore t’ia paguajë paditësit 6 mijë e 885 euro e 60 centë, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjetjet e Gjykatës Komerciale:

Në vendimin e Komerciales, thuhet se Gjykata si bazë ligjore iu referua Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, i aplikueshëm në rastin konkret.

Bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit në fjalë, rezulton se shfrytëzimin e veprës së autorit si e drejtë ekskluzive e tij nga personat e tjerë, mund të bëhet vetëm me autorizimin e tij.

Gjithashtu, sipas Gjykatës, e drejta për kompensim mund të paraqitet nga bartësi i të drejtave në rast se ato të drejta i janë shkelur. Dhe se sipas Gjykatës, kjo e drejtë për kompensim ka lindur si rezultat i shkeljeve dhe se si e drejtë ekskluzive lind vetëm në rast se konstatohet se është shkelur e drejta e autorit.

Sipsa vendimit, në rastin konkret del se Shoqëria “Buka” ka qenë bashkëprodhues i filmit “Engjëjt janë larg” me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvanit sipas kontratës për bashkëprodhim dhe shpërndarje të filmit të datës 1 tetor 2014 e lidhur mes “ One Film Production” dhe “Buka”.

Aty thuhet se bazuar në këtë kontratë, paditësi “Buka” ka pasur të drejtat ekskluzive të përfitimit prej 100% të të drejtave të pronësisë mbi shitjen e filmit brenda Kosovës dhe 30% për territoret tjera jashtë Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës, nga gjendja faktike del se IPKO si i paditur kishte transmetuar filmin “Engjëjt janë larg” përmes kanalit Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) pa ndonjë autorizim nga paditësi dhe po ashtu nuk ka pasur marrëveshje as me RTSH-në për transmetimin e tij.

Më tej, thuhet se më 10 dhjetor 2018, thuhet se përfaqësuesi i paditësit kishte njoftuar të paditurin për shkeljen e të drejtave të kompanisë “Buka” gjatë transmetimit të filmit dhe ka kërkuar marrëveshje për kompensimin e dëmit, mirëpo i padituri nuk i ishte përgjigjur kësaj ftese.

Prandaj, sipas Gjykatës rezulton se paditësi “Buka” ka pasur të drejtën e cila i është cenuar dhe rrjedhimisht i është krijuar e drejta për kompensim të dëmit real në fitimin e humbur.

Komercilja gjen se bazuar në ekspertizën financiare është konstatuar fitimi i humbur në vlerën prej 91 mijë e 485 euro, e të cilës ekspertizë Gjykata ia ka falur besimin.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh pasi që vendimi të pranohet nga palët.

Ndryshe, në gjykimin e parë, Themelorja me aktgjykimin e 27 majit 2021 kishte aprovuar pjesërisht padinë. Por, Apeli aprovoi ankesat e paditësit dhe të paditurit dhe ktheu lëndën në rigjykim.

Sipas padisë së ushtruar me datën 27 dhjetor 2018, shoqëria ‘Buka” sh.p.k. e ka paditur kompaninë “IPKO”, duke kërkuar kompensim dëmi ‘për shkak të cenimit të së drejtës së producentit’.

Sipas palës paditëse, e paditura kompania “IPKO” e ka transmetuar disa herë filmin e metrazhit të gjatë me titull ‘Engjëjt janë larg” pa marrë pëlqimin e shoqërisë ‘Buka’, e cila është edhe bartëse ekskluzive e të drejtës së shpërndarjes së filmit në Republikën e Kosovës.

Tutje, në padi thuhet se fakti i shpërndarjes së paautorizuar të këtij filmi është konstatuar edhe me shkresën e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Pala paditëse pretendon se me veprimet e lartcekura, e paditura IPKO i ka shkaktuar dëme materiale, dëme në formën e fitimit të humbur dhe dëme morale shoqërisë “Buka”.

Në padi, po ashtu theksohet se me datën 10.12.2018, i janë drejtuar palës së paditur me propozim që të gjejnë një zgjidhje jashtëgjyqësore lidhur me dëmet e shkaktuara me emitimin e paautorizuar të filmit, por nuk kanë marrë një përgjigje prej kompanisë.

Përmes kësaj padie, paditësja shoqëria ‘Buka’ kërkon nga pala tjetër që në emër të dëmit real material, të fitimit të humbur dhe të dëmit moral t’ia paguajë shumën e cila do të caktohet në shqyrtim gjyqësor.

Ndryshe, lidhur me këtë rast “Betimi për Drejtësi” më 6 janar të këtij viti ka transmetuar emsionin me titull: “E drejta e autorit horizont në zbulim për gjyqësorin”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit