spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit i kërkon Kurtit “të dënojë dhe të distancohet” nga gjuha e rrezikshme e Sami Kurteshit

Instituti Ndërkomblëtar i Shtypit ka mirëpritur hapjen e hetimeve nga policia ndaj anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshit, si dhe i kanë bërë thirrje Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe partisë së vet që “të dënojnë dhe të distancohen” nga gjuha e rrezikshme e Kurtesit.

“IPI i bashkohet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës për të dënuar komentet e papranueshme ndaj mediave nga Samir Kurteshi, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, i cili i cilësoi gazetarët si “qen mediatik” dhe “media kriminale të vrasësve me pagesë”.

Mirëpresim hapjen e një hetimi policor dhe i bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij në pushtet që të dënojnë publikisht dhe të distancohen nga retorika e rrezikshme e Kurteshit. Kurteshi duhet të kërkohet nga partia e tij që të kërkojë falje publike për komentet dhe të përmbahet nga komentet e ngjashme të rrezikshme në të ardhmen”, thuhet në reagimin e IPI-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit