spot_img
Sunday, February 23, 2025
spot_img

Incidenti mes tifozëve në duelin mes Lirisë dhe Vëllaznimit, Policia jep detaje

Derbi i Ligës së Parë i zhvilluar ditën e sotme mes Lirisë dhe Vëllaznimit la një shije të hidhur në fund të ndeshjes.

Teksa numër i shumtë i tifozëve ishin të pranishëm në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren për të ndjekur këtë duel, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, megjithatë e gjitha kjo u kthye në një incident me të mbaruar ndeshja, shkruan Sinjali Sporti.

Skuadra prizrenase triumfoi në këtë duel me rezultat minimal 1-0, por dy tifozëritë, ajo vendase dhe ajo e Gjakovës që kishin udhëtuar, u munduan të “qërojnë hesape” pas ndeshjes.

Sipas disa pamjeve në media, tifozët vendas hynë në fushë duke tentuar t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova dhe kësisoj nuk munguan as hedhjet e gjësendeve të forta në fushën me bar.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se tha se nuk ka asnjë të lënduar.

“Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit