spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Identifikohen edhe tre viktima nga masakra e Kralanit

Shoqata Familjare e Personave të Zhdukur për Malishevë, “Kujtesa”, ka njoftuar se sot u informuan zyrtarisht nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe nga Mjekësia Ligjore për identifikimin e tre personave që konsideroheshin të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998/99, konkretisht me 04.04.1999 në Kralan të Gjakovës.

Ti identifikuarit janë: Mentor Maliq Kryeziu – Bubavec, Vehbi Pajazit Halilaj – Llapqevë dhe Sabedin Kadri Kryeziu – Mleqan, të gjithë nga komuna e Malishevës.

Nga kjo shoqatë theksojnë se lidhur me datën e rivarrimit dhe procedurat e homazheve e të mbledhjes komemorative, do të njoftojnë me kohë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit