Thursday, October 17, 2024
spot_img

Ia vranë djalin e vetëm teksa po punonte në tregun e Mitrovicës, flet babai i tij: Punonte për bukën e gojës

Valmir Fazliu, djali i vetëm i familjes Fazliu, u vra më 17 prill 2021 në qytetin e Mitrovicës, e që si shkas u bë tema se “A rritet fiku në Kosovës apo jo?”, teksa procesi për këtë vrasje po vazhdon në Gjykatë.

Si rrallë herë, prindi i viktimës, Agim Fazliu është deklaruar duke treguar detaje të reja rreth kësaj ngjarje.

“Djali ka qenë në vend të punës, gjithë ka punu me kamion në pazare, me fidane. Pazarin e 17 prillit I kanë shkuar dy persona dhe e kanë maltretuar, lypin një fiq. Djali ka shku në vend të punes, këta kanë shku me bë hajgare me të. Janë përlesh me fjalë, i kanë nda njerëzit”.

“Unë në atë kohë e kam pas dorën e thyer. Për 7-8 muaj djali ka punu vetëm. Ka qenë i vetmi djalë që na ka pru idare krejt familjes. Ai për idare ka shku. Ka qenë punëtor, s’ka dalë kurrë në kafe. Na ka majtë neve, familjes, por erdhën këta vagabondat dhe ndodhi…”, shtoi ndër tjera Fazliu.

Teksa avokati i familjes, Abej Asllani tha se janë marr disa prova, si dhe të gjitha deklaratat e dëshmitarëve, teksa shtoi se të dyshuarit atë ditë kanë provokuar pothuajse në tërë pazarin.

“Atë ditë kritike, të dyshuarit e kanë provokuar dhe janë sjell me kapadaillakë”, shtoi ndër tjera avokati.

I njëjti po ashtu kritikoi ashpër procesin gjyqësor, saktësisht aktakuza nga Prokuroria në Mitrovicë, që sipas tij disa vepra tjera penale nuk janë përfshirë fare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit