Incidenti mes Jozit dhe Gjestit, që ndodhi sapo Jozi u largua nga “Big Brother VIP Albania”, vazhdon të ndezë reagime të forta në publik.
Pamjet treguan se Jozi, në momentin që doli nga shtëpia, e goditi Gjestin fizikisht pranë derës së “Bigut”.
Sot për Gazetën, një nga fansat e flaktë të Gjestit Jetmir Krasniqi ka folur publikisht për herë të parë, duke deklaruar se ka braktisur gjithçka për të ardhur në Shqipëri pas incidentit.
“I thashë nuses, ika. Nuk rrija dot rehat. Kam me ia kallxu vendin Jozit”, është shprehur ai, duke shtuar se është gati ta përballet personalisht me ish-banorin.
Gazeta do të vazhdojë ta ndjekë këtë ngjarje nga afër.