spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“I planifikuan mbi 15 milionë euro” për ‘rrush e kumbulla’, PDK-ja akuzon MASHTI-n për dështim dhe keqpërdorim të buxhetit

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë ngritur akuza ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për keqpërdorim të buxhetit dhe dështime në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

Në një konferencë për media, deputetët Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, të cilët janë edhe anëtarë të Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, kritikuan ashpër vendimet e fundit të ministrisë, duke i cilësuar si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për qytetarët e Kosovës.

Kastrati theksoi se kryeministri Albin Kurti është përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar, ndërsa ministrja Arbërie Nagavci është thjesht një vartëse e tij. Ai ngriti pyetjen nëse gruaja e Kurtit do të duhej të përjetonte të njëjtat vështirësi si prindërit tjerë, duke pritur me orë të tëra në temperatura të larta për të furnizuar fëmijët e tyre me libra.

“Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti. Shtrohet pyetja, gruaja e Albin Kurtit a do presë nëpër librari si prindërit e tjerë që kanë me prit me orë të tëra në 30 gradë. Le të sjellë ta përjetojë familja e tij fatin e të tjerëve se sa po ec ekonomia, si po shkon arsimi. Nagavci është vartëse e tij, nuk besoj që ka qytetarë që i pëlqen ky vendim me dalë para librarive dhe me i përjetu të gjitha këto komplikime. Është situatë komplekse, kaotike”, ka deklaruar Kastrati.

Haxhiu nga ana e tij ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për përsëritje të dështimeve dhe keqpërdorim të buxhetit shtetëror.

“Ministria Nagavaci po shndërrohet një recidiviste edhe në dështimin edhe në keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Është dështim kur MASHTI nuk arrin me i siguru librat për fëmijë më një shtator dhe në anën tjerët e shkel Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili e parasheh se blera e librave për nxënësit bëhet përmes procesit të prokurimit.

Nëse e lexoni ligjin atëherë e shihni që fjala subvencionim në atë ligj nuk ekziston. Nuk kemi të bëjmë më subvencionimin por me blerje të librave për fëmijët dhe kjo është detyrimi i MASHTI-it”. Ka thënë Haxhiu.

Haxhiu nënvizoi se planifikimi për subvencionimin e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të shpenzonte mbi 20 milionë euro nga buxheti shtetëror. Ai theksoi se kjo është një shifër shumë më e lartë se oferta e shtëpive botuese vitin e kaluar, e cila ishte rreth 4.8 milionë euro.

“Sa për informimin tuaj; po u jap disa të dhënat në bazë të asaj që i ka publikuar MASHTI; nga klasa e parë deri në të pestën Kosovë janë të regjistruar 119 mijë e 130 nxënës. Llogariteni vendimin e ministrisë që të subvencionohet nga 80 euro të gjithë këta, i bie që për këtë, nëse të gjithë nxënësit të subvencionohen, gjë që nuk ka ndodhur vitin e kaluar, ahet ministria të shpenzoj vetëm nga 1 deri 5 9 milionë 531 mijë e 120 euro. Nga klasa e 6 deri 9, në Kosova janë 96 mijë 292 nxënës, me vendim e ministrisë që këta të subvencionohen me 110 euro që i bie për klasat 6 deri 9, nëse të gjithë subvencionohen, që nuk ka ndodhur vjet, të shpenzohen 10 milionë 592 mijë  e 120 euro. Në total nëse të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të 9  subvencionohen, ministria dhe qeveria do të shpenzojë 20 milionë 123 mijë 240 euro. Kjo është keqpërdorim, është zhvatje e buxhetit ë shteti.

Oferta e shtëpive botuese ka qenë vitin e kaluar, 4 milionë e  800 mijë euro. Edhe nga kjo shifër, brenda një viti ministria ka planifikuar të shpenzojë mbi 20 milionë, apo mbi 15 milionë euro të buxhetit të shtetit bëhen rrushe e kumbulla dhe për këtë prokuroria e Kosovës me urgjencë të veprojë dhe të ndalojë këtë keqpërdorim”, ka shtuar Haxhiu.

Ai gjithashtu theksoi se jo të gjithë nxënësit janë subvencionuar vitin e kaluar, dhe se ka pasur raste të subvencionimit dhe furnizimit të dyfishtë me tekste, duke krijuar kështu pabarazi dhe diskriminim. Për më tepër, Haxhiu theksoi se grupet e margjinalizuara janë prekur më së shumti nga kjo situatë, pasi disa komunitete kanë marrë libra falas si donacion dhe gjithashtu kanë përfituar nga subvencionimi.

“Të gjithën nxënësit nuk janë subvencionuar vitin e kaluar. Për kësaj ka pasur edhe subvencione dhe furnizime me tekste të dyfishta. Ka pasur pa barazi dhe diskriminim. Edhe pamundësi e grupeve të të margjinalizuara, dhe këtu ka ndodh që një pese e komuniteteve të marrin libra falas donacion dhe të përfitojnë nga subvencionimi”, ka shtuar Haxhiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit