Edon Zhegrova sot ka dhuruar spektakël në elitën e futbollit francez.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar dy gola në barazimin e Lilles me rezultat 3:3 ndaj Strasbourg, në ndeshjen e javës së 5-të.
Përderisa në Kosovë po bëhet ende zhurmë për përjashtimin e Zhegrovës nga kombëtarja e Kosovës, ky djalosh sot shkëlqeu në Francë.
Dramë në LIlle, Zhegroiva ka shënuar dy gola në pjesën e parë për epërsinë 2:0 dhe i tërë stadiumi çohet në këmbë duke brohoritur emrin e tij.
Mysafirët barazuan dhe avancuan me 2:3.
Në minutën e 84-të David nga penalltia ka barazuar 3:3
Për Lillen shënuan Edon Zhegrova në minutën e 15-të e 27-të e David (84’ – nga penalltia) dhe për udhëtuesit Santos (30′), Emegha (42′) e Nanasi (66′).
Strasbourg renditet në vend të pestë me 8 pikë e Lille në të dhjetin me 6 sosh.