spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

I pagoi 1 mijë € për t’ia djegur veturën pronarit të ‘MonAmi’, kërkohet paraburgim për të riun nga Ferizaj

Incidenti i zjarrvënies që u raportua javën e kaluar në Ferizaj, ku dy persona ia vënë flakën një veture, dyshohet se u bë me motive të hakmarrjes. Dy të mitur u paguan nga i dyshuari kryesor për ta kryer veprën, i cili tashmë është arrestuar.

Personi i ndaluar është Eduard Murtezi (24), i cili po dyshohet se i ka shtyrë dy të miturit që ta djegin veturën e njërit prej pronarëve të lokalit ‘MonAmi’ në Ferizaj.

Ndaj Murtezit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24 tetor 2024, në Ferizaj, i pandehuri E.M., me dashje ka shtyrë dy të mitur që të kryejnë veprën penale zjarrvënia, në atë mënyrë pasi që i njëjti ishte mllefosur me të dëmtuarin A.D., shtytë njërin nga të miturit që për çmimin prej 1000 Euro, të i vë zjarrin veturës së të dëmtuarit, kështu që rreth orës 03.26, në parkingun e qendrës tregtare “The Village”, njëri nga miturit me një çekan thyen dritaren e derës së veturës së të dëmtuarit  të tipit “Fiat Abart”, e  pastaj i mituri tjetër hedh benzinë në brendi të veturës dhe ia vë flaken, e cila dëmtohet tërësisht dhe vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 19.000.00 euro , me të cilën do të kryente shtytje  për të kryer veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 paragrafi 1 lidhur me nenin 32  paragrafi  1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit