spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

I mori 90 mijë euro për një vit – Gani Jakupi refuzon të tregojë rezultatet e punës lobuese, thotë s’ia lejon kontrata

Gani Jakupi, i angazhuar si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, ka refuzuar të japë detaje për punën e tij, duke u mbështetur në klauzolat e kontratës që i ndalojnë të flasë për detyrat e tij.

Jakupi është paguar me 7,500 euro në muaj, dhe shuma totale e kontratës arrin në 90 mijë euro bruto.

Ai ka folur për pagën e tij të shumëpërfolur, megjithatë nuk ka ofruar asnjë sqarim për punën e kryer.

“Nuk u kanë pagë, ai ka qenë buxheti komplet, se unë jam kontraktur si freelancer krejt harxhimet e mia jon kanë aty, jo vetëm rroga”, tha Jakupi.

Pavarësisht përgjegjësisë për lobim kryesisht në tri vendet e Beneluksit, Jakupi thotë se “nuk është detyrë e tij që t’i sjellë njohje Kosovës”.

“Nuk u kanë detyrë e imja me pru njohje, s’jam diplomat, as politikan unë kom bë punë të lobimit, të ndryshimit mediatik të imazhit të Kosovës. Kryesisht kam pas punë me Belgjikë, Francë, Spanjë, ato kanë qenë aktivitetet e mia kryesore”, shtoi ai.

Angazhimi i Gani Jakupit si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel i kontraktuar në qershor të vitit 2023 ka përfunduar në qershor të vitit 2024.

Pas përfundimit të kontratës një vjeçare, Jakupi shpreson që të vazhdojë të kryej shërbimet e njëjta për vendin.

“Unë shpresoj që puna im nuk ka me përfundu këtu, është një pjesë e procesit që duhet me vazhdu edhe më tutje”, tha Gani Jakupi për Paparacin.

Kujtojmë se, për ta gjetur konsulentin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte hapur ofertë më 13 qershor 2023 dhe dy ditë më vonë, pra më 15 qershor 2023, Komisioni vendos të mblidhet për ta përfunduar procesin e vlerësimit.

Katër ditë më vonë, më 19 qershor 2023, Ministria e Jashtme e Donika Gërvallës, nëpërmjet një vendimi, ia delegon kompetencat për këtë proces, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Ky i fundit, nëpërmjet vendimit të MPJ-së, të datës 19 qershor 2023, merr kompetencën që i delegohet për super-këshilltarin dhe të nesërmen, më 20 qershor 2023, lidh kontratë me Gani Jakupin – që sipas saj, referohet si ‘Konsulent i Jashtëm për Çështje Kulturore dhe Mediatike’.

Në fund të të vitit të kaluar ishte bërë publike kontrata e Gani Jakupit, sipas saj ai për një vit punë do të paguhej gjithsejtë 90 mijë euro, apo 7 mijë e 500 euro në muaj.

Republika e Kosovës, nuk e ka asnjë njohje që prej ardhjes në pushtet të Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes së diplomacisë nga Donika Gërvalla.

Izraeli është shteti i fundit që e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit