spot_img
Saturday, November 9, 2024
spot_img

I mbijetuari i burgut famkeq shqiptar trondit me rrëfimin e tij: Na thonin ‘do hash dru para apo pas buke?’

82-vjeçari Enver Jakupi, i mbijetuari i burgut të Spaçit në një rrëfim ka folur për jetën e tij të vështirë.

Ai është përballur me tortura nga më të rëndat në burg, si një i ri që donte që vendi i tij të çlirohej nga regjimi i asaj kohe.

Në kujtimet e burgut, Enveri shkruan në ditare se ka provuar tortura nga më çnjerëzore. Në 1984, komandanti i burgut me 6 policë e kanë masakruar. Ai fliste shumë dhe fliste me këdo, kundra partisë dhe Enver Hoxhës.

Burgu i torturave ka qenë Bulqiza, sidomos pas revoltës së 1973 në Spaç. Mbasi ka ndodhur revolta në Spaç, të burgosurve ju thuhej: ‘Do të rrihet para apo pas buke?’

Në birucë, të burgosurit rriheshin 2 herë në ditë, u jepej një batanije në mesnatë dhe ja u merrnin në orën 05: 00 në mëngjes. Ushqimi ishte lakra, ose presh të zier, perime thuajse të prishura, fasule të holla. Puna ishte e rëndë, në minierë dhe kudo që kishte nevojë.

Jam liruar nga burgu më 20 dhjetor 1987. Ditë e diel. Qafë bar, Pukë. Më kishin njoftuar 10 ditë para se do të dilja, ndaj më thanë se 7-8 ditët e fundit do çmallej me burgun, e priste biruca, e rrahura mizore”, shkruan Enveri.

Historia e Enver Jakupit

Enver Jakupi, lindi në Shkodër, 14 shkurt 1945 në lagjen Rus. E thërrisnin me përkëdheli, Verulk, Ruke.

Dan dhe Vaçja, prindërit e Enverit  lindën 7 fëmijë dy djem e pesë motra.

Enveri bëri shkollën 7 vjeçare, sistemi i asaj kohe dhe me sinqeritet pranon se që sa ka mbushur 16 vjeç i ka lindur urrejtja për komunizmin. Logjikonte se çdo vend i botës ku ka sistem totalitar, ishte i prapambetur.  është edhe sot i prapambetur. Askush nuk mund të krahasojë vendet e ish bllokut komunist me Europën, mendonte Enveri. Nuk kishte qenë nxënës që lexonte shumë, por kishte shumë dëshirë të rrinte me njerëz të ditur e të mësonte prej tyre.

Fliste në Shkodër, me urrejtje e përçmim se: Nuk jetohej në Shqipëri, rinia shqiptare e kalonte kohën në aksion e hekurudhë e nuk shijonin asgjë, e rinia jashtë shtetit këndonte, kërcente e gëzonte me muzikë në diskoteka. Enveri ishte aventurier që në atë kohë e nuk i pëlqente represioni, shtypja.  Donte të shkonte në Zogaj, në Muriaqn, në Velipojë, e në atë kohë askush nuk guxonte të largohej pa një leje nga Dega e Brendëshme, në të kundërt me siguri kishe qëllime të errëta për tu arratisur.

Në moshën 17 vjeçare shokët e ngushtë në Shkodër, në vitin 1963, kishin vendosur që do arratiseshin. Kështu dhe Enveri e pati atë drithërimë për  të kaluar kufirin, por ende të papjekur e të papërgatitur, vajtën te Ura e Bunës, e u ndalën nga polici i parë…

Kur mbushi 18 vjeç shkon për të bërë ushtrinë në Përmet. Dëshira dhe ëndrra e madhe e djalit ishte të bëhej shofer.

Që të bënte kursin duhet të kryente shërbimin ushtarak plot 3 vjet.  Kështu Enveri bëri tre vjet ushtri e më pas vajti  në GJirokastër, 9 muaj kurs për tu bërë shofer i mjeteve të rënda.

Gjirokastrën dhe fshatrat përreth Enveri i njeh si në pëllëmbë të dorës, por që në atë kohë, kur ishte fare i ri donte të shëtiste, mundësisht të shkonte deri në kufi. Shpesh me ushtarët dilnin pa leje e i pëlqente shume lagjia Palorto. Fliste keq, me urrejtje, për sistemin qeverisës por shokët në ushtri i kishte besnik. Kujton me dashamirësi bejtet që bënin shokët ushtar, duke imagjinuar sikur ishin në Francë.  Ka qenë i kategorizuar si ushtar i shthurur, shumë punëtor por me dëshirë për të jetuar i lirë, për të shëtitur e për të ëndërruar një sistem më të mirë qeverisës.

Edhe pse në moshë të vogël, ushtarët i shfrytëzonin për të hapur tunele e për të bërë punë të rënda. Enveri kujton që ka hapur kanale, në luginën e Drinos e deri në çajup, punonin të çonin ujin e  kështu zona do të prodhonte patate.

Pas kursit të benzinës, në Gjirokastër siç quhej në atë kohë, Enveri bën kursin e naftës në Shkodër për mjete të rënda. Fill pas kësaj nis punë në transport, për të ngarkuar nga zona të thella materiale për dru zjarri, qymyr apo edhe materiale të tjera që i sillnin nga zonat minerare. Enveri do të ishte shoferi i një Skode.

Enveri bënte rrugë, në Cukal, në malësi të Pukës, në Durrës, në fusharrëz, në Kurbnesh ku transportonte bakër që më pas shkrihej në furrë. Pas disa vitesh Enveri nis punë si shofer në fabrikën e tullave, dhe për një vit edhe në Hidrocetralin e Vaut të Dejës, ku po prapë bënte punë të vështirë, futej në fabrikë me beton e më pas bënte shkarkimin me eskavator. Lodhej shumë, dhe gëzim gjente në familje, te nëna, babai dhe vëllezërit.

Ishte korriku i viti 1969, Enveri ishte 24 vjeç, njihet me një vajzë e cila do të bëhej e fejuara e më pas gruaja e tij.

Një gabim i tij i kushtoi ndarjen pas 1 viti bashkëjetesë. Dhëndri i ri nuk u fal nga vjehrri i cili këndoi ndarje me gjyq.  Pas divorcit,  Enveri do të ishte shumë konfuz, i mërzitur dhe pa shpresë.

Dashuria dhe mirëkuptimi që kishte me atë grua ishte e jashtëzakonshëm. Kur ai kthehej në shtëpi përqafimi i tyre ishte aq i madh sa kushdo që i shikonte thoshte se kishin një vit pa u parë.

I penduar por pa zgjidhje, Enveri vendosë të qëndrojë vetëm, pa vendosur më kurorë, jo fort i kthjellët. Në atë kohë shokët vijonin të largoheshin, të iknin dhe të arratiseshin për një jetë më të mirë por Enveri hezitonte. Dëgjonte më pas se të arratisurit kishin mbërritur, në Itali, në Slloveni e deri në Amerikë.

Ishin vitet ’70, një natë në orën 02:30 të mëngjesit dy miqtë e Enverit sjellin pesë biçikleta të vjedhura. Nëna e Rukes, vuri duart në kokë, por Enveri nuk mund të mos ndihmonte shokët të gjendur në vështirësi që i besonin. Nëna qante se dera e burgut ishte bërë gati për djalin.

Më pas këto biçikleta do të bëheshin arsyeja e një investigimi dhe nisjes së hetimit edhe për Ruken. Për disa ditë me radhë, Enveri do të qendronte në hetuesi e më pas do të vijonte procedimin penal në gjendje të lirë…

Enveri thotë se ishte i lumtur që do të hetohej në gjendje të lirë por nga ana tjetër, shokët e tij vijonin ti tregonin për planet e arratisjes, dhe ashtu konfuz por edhe i frikësuar se e priste burgu, vendos të arratiset bashkë me Shabanin komshiun e tij. Sdi sesi ai ja prishi mendjen, kishin një jetë shokë më të afërt që nuk e bindën dot Enverin.

Atij nuk i pëlqente sistemi, shpesh kishte folur, të tërë e dinin se e urrente komunizmin dhe komunistët, kështu vendos të kaloj kufirin.

Atje në një pikë, dega e Kopikut nëpërmjet forcave policore i merr dy djemtë dhe i arreston. Të dy justifikohen por më kot, hetuesia vazhonte ditë pas dite. Akuza nuk u vërtetua ama Enveri do të kishte të hapur çëshjen  e pesë biçikletave për të cilat do të shpallej fajtor dhe  do të dënohej me pesë vjet heqje lirie.

Shabani shpejt u kthye në shtëpi, e më pas Enveri do të qëndronte në burg, ai kishte rënë në grackë… Dërgohet në Burgun e Ballshit. E vështirë, pa familjen, në kushte të vështira, mes qindra pikëpyetjeve. Mbështetje ngahera gjente te shokët e burgut.

Koha më e bukur aty ishte kur lexonte revistën Horizonti. Aty flitej për shtete të ndryshme, kishte informacione gjeografike, kishte të dhëna për popullsinë, në sa sipërfaqe shtrihej vendi dhe shumë kuriozitete.

Kohët dhe ditët kalonin, tre muaj para lirimit, përfaqësueseit e degës së brendshme vijnë në burgun e Ballshit dhe thanë se njerëz që po bëjnë burg për krime ordinere, punojnë për veprimtari armiqësore. Njëri prej tyre ishte Enver Jakupi.

Pas mbajtjes së këtij referati, Enveri do të shkonte në burgun famëkeq të Bulqizës, dhe do të dënohej me 10 vite të tjera heqje lirie. ishte 29 qershori i vitit 1979. Bëri 4 muaj birucë. Në hetuesi Everi nisi të fliste “marrina”, gjendja e tij ishte e rënduar, thoshte se do të qëndronte 500 vjet në burg, ta dënonin sa të donin, ai e urrente sistemin, dhe ai nuk do donte të dilte më nga burgu pa rënë komunizmi. I kërkonte vuajte dhe mjerim sa të ishte i gjallë, burg të përjetshëm.

Përse duhet të ishte i lirë, që të rrinte 5 orë në radhë për të marrë ushqim me triska, me racion, për të blerë një shishe qumësht?!

Nëna dhe Babai i Enverit nuk dinin të shkruanin e të lexonin, kështu që letrat i këmbente me vëllain, prindërit ishin të vjetër e nuk e takonin dot.

Vëllai, një motër dhe një kunat komunist shkonin dhe e takonin. Askuuh tjetër nuk mundej.

Në kujtimet e burgut, Enveri shkruan se ka provuar  tortura nga më çnjerëzore. Në 1984, komandanti i burgut me 6 policë e  kanë masakruar. E kishte zakon fliste shumë dhe fliste me këdo, kundra partisë dhe Enver Hoxhës.

Burgu i torturave ka qenë Bulqiza, sidomos pas revoltës së 1973 në Spaç. Mbasi ka ndodhur revolta në Spaç, të burgosurve ju thuhej:

‘Do të rrihet para apo pas buke?’

Në birucë, të burgosurit rriheshin 2 herë në ditë, u jepej një batanie në mesnatë dhe ja u merrnin në orën 05: 00 në mëngjes.

Ushqimi ishte lakra, ose presh të zier, perime thuajse të prishura, fasule të holla.

Puna ishte e rëndë, në minierë dhe kudo që kishte nevojë.

Jam liruar nga burgu më  20 dhjetor 1987. Ditë e diel. Qafë bar, Pukë.

Më kishin njoftuar 10 ditë para se do të dilja, ndaj më thanë se 7-8 ditët e fundit do çmallej me burgun, e priste biruca, e rrahura mizore.

Kur doli na biruca shokët, thuajse nuk e njohën, sytë i kishte të nxirë, ishte i sakatuar. Festuan që do të dilte më në fund nga burgu Enver Jakupi. E përqafuan, ai i hodhi rrobat nga telat, sapo mori erën e lirisë.

Kur hipi në makinë, ishte i lumtur, por ishte edhe i trishtuar, i dukej sikur kishte lënë familjen, kishte lënë shokët, bashkëvuajtësit….

I sakatuar, i ulur në makinën që do ta çonte në Shkodër, qante me ngashërim për jetën e tij, për fatin e shokëve, për njerëzit, për jetën….

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit